NATO solidarizohet me shqiptarët

NATO solidarizohet me shqiptarët

Në shenjë solidarizimi me shqiptarët, NATO në selinë e saj qendrore ka ulur flamurin kuqezi në gjysmë shtizë.

Po ashtu në gjysmë shtizë është ulur dhe flamurin e Francës, në nder të ushtarëve të rënë në Mali.

“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Franca janë në gjysmë shtizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali. – në Selinë e NATO-s”, shkruhet në mesazhin e NATO-s në Facebook.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, ka shkuar në 18. Të vdekur pas tërmetit kanë mbetur edhe dy vëllëzër kosovarë nga Gjilani, teksa raportohet për qindra të lënduar. /21Media