Jashtë Kuvendit Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili

Jashtë Kuvendit Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili

Natyra Kuçi do të jetë deputetja e vetme nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) të Shpend Ahmetit, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë vetëm një ulëse për deputet.

Sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga KQZ, PSD-ja do të përfaqësohet vetëm nga Natyra Kuçi.

Natyra Kuçi në këto zgjedhje ka arritur të marrë 4 mijë e 452 vota në total, duke arritur të bëhet pjesë e Kuvendit, për të plotësuar kuotën gjinore me 5 gra dhe 9 burra.

Jashtë Kuvendit nga kjo parti mbetën kandidatët si Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili.