"Nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vetë deputete"

“Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete”

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se nëse Nisma Socialdemokrate hyn në Kuvend, nuk do të bëhet deputete.

Ajo ka tha se as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit siç tha vetëm për t’u bërë vetë deputete.

“Nëse hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar në Facebook Kuçi.

Ndryshe, vetëm Natyra Kuçi ka pasur gjasa të jetë deputete nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD)./21Media