Portieri nga Kosta Rika ka humbur vendin e titullarit te madrilenët

Portieri nga Kosta Rika ka humbur vendin e titullarit te madrilenët

Keylor Navas mesa duket i ka orët e numëruara në Madrid.

Transferimi i belgut Thibaut Courtois ka bërë që gardiani tjetër i Los Blancos të ulet në stol.

Kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga ana e Navas, i cili nuk e pranon stolit kjo edhe për faktin se paraqitjet e tij me Realin në sezonet e kaluara ka qenë pozitive.

Gjithsesi është vetë numri një i stolit të “mbretërorëve”, Santiago Solari, i cili i ka hapur derën portierit nga Kosta Rika. Destinacionet janë të shumta, por më se shumti e ardhmja e Keylor Navas është e lidhur me Premier Ligën, që përkon edhe me vetë dëshirën e gardianit.

Agjentët e tij janë duke punuar në mënyrë intensive që sa më shpejt në dyert e Realit të Madridit të paraqiten ofertat që mund të vijnë në afatin kalimtar të janarit ose gjatë verës.