Finalistët e sezonit të kaluar nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren

Finalistët e sezonit të kaluar nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren

Cleveland Cavaliers i rikthehen suksesit falë LeBron James, që realizoi “triple double” ndaj Iniana Pacers. 26 pikë, 11 asist dhe 10 rikuperime nga “Ylli” e Cavs për rezultatin përfundimtar 115 – 108.

Finalistët e sezonit të kaluar nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren, pavarësisht një luhatjeje në periodën e fundit. 38 pikët e Chris Paul nuk i mjaftuan Houstonit për të shmangur disfatën në “Smoothie King Center” ndaj New Orleans Pelicans, që triumfuan në fund me vetëm dy pikë diferencë, 115 – 113.

Rockets u zgjuan vonë, pasi e patën të pamundur të rikuperonin diferencën prej 21 pikësh të krijuar në mesin e periodës së tretë.Sfidë shumë e ekuilibruar ajo e “Air Canada Center” mes Toronto Raptors dhe Utah Jazz. Në fund, për befasinë e tifozëve vendas, Jazz fituan me 4 pikë diferencë, 93 – 97, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Valanciunas, që shënoi 28 pikë.Los Angeles Lakers shënoi fitoren e katërt radhazi 103 – 108 në parketin e Chicago Bulls.

Spikati për kalifornianët Brandon Ingram me 25 pikë.Lou Williams ishte i papërmbajtshëm në fitoren 100 -109 të Los Angeles Clippers në fushën e Memphis Grizzlies. 40 pikë, 10 asist dhe 2 rikuperime. Këto ishin statistikat e “yllit” të Clippers, që po konfirmohet gjithnjë e me tepër mes më të mirëve të NBA-së, raporton SuperSport.Milwaukee Bucks dominoi ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 116-91, Dallas Mavericks-Portland Trail Blazers u mbyll 93-107, San Antonio Spurs-Philapelphia 76ers 78-97, Phoenix Suns-New York Knicks 85-107 dhe Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 121-110.