Përfundoi gjysmëfinalja e parë në Ligën e Kampionëve në Hendboll për meshkuj

Përfundoi gjysmëfinalja e parë në Ligën e Kampionëve në Hendboll për meshkuj

NBC Nantes ka arritur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në Hendboll për meshkuj , e cila do të mbahet nesër në ora 18:00.

NBC Nantes mposhti Paris Saint me rezultat 32: 28 shkruan rtv21.tv

Edhe pjesa e parë përfundoi në favor të NBC Nantes që cila printe me rezultat 17: 14. Ende nuk është përcaktuar kundërshtari NBC Nantes në finale, pasi që ndeshja e tjetër gjysmë finale do të zhvillohet sot në ora 18: 00.

Mbetet të shihet se a do të jetë Vardar apo Montpellier finalisti tjetër.

Ndërsa ekipi Paris Saint Germain po ashtu nesër në ora 15:15 do të luajë për vendin e tretë me kundërshtarin i cili do të përcaktohet sot në ora 18:00.

Përballja mes NBC Nantes dhe Paris Saint Germain u transmetua drejtpërdrejt në RTV 21 plus ashtu siç do të transmetohen edhe ndeshjet tjera në vazhdim./21Media