Ndahen 12 certifikata të dëshmorëve në Drenas

Lladrovci ka ndarë mirënjohje për Bajram Kurtin

Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Drenasit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, janë ndarë certifikatat e 12 dëshmorëve të cilëve u është njohur statusi i tyre të vrarë nga armata pushtuese jugosllave.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Naim Zhitia, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Lladrovci vlerësoi se njohja e statusit të këtyre dëshmorëve të vrarë në periudha të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët, ka qenë obligim i vendit që edhe familjet e tyre të kenë dëshmorët këta të rënë të cilët kishin sakrifikuar jetën e tyre kundër regjimit të dhunshëm jugosllav.

Ndërsa, Jashari tha se njohja dhe zyrtarizmi i këtyre dëshmorëve ka qenë synim që nga fillimi i Komisionit, mirëpo vonesat kanë ardhur për shkak të verifikimit të datave të sakta të vrarëve dhe mbështetja në anën ligjore.

Kurse Zhitia, kryetar i Shoqatës së familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se të gjithë të rënët që nga pas lufta e dytë botërore nga pushtuesit jugosllav, janë dëshmorë të kombit.

Një elaborim për jetën dhe veprën e dëshmorëve e ka lexuar historiani, Besim Morina, ndërsa nga Lladrovci, Jashari dhe Zhitia kanë ndarë certifikatat e dëshmorëve. Atyre të cilëve u është njohur statusi i dëshmorit në Komunën e Drenasit ishin Fazli Grajqevci, Naim Muja, Halil Binaku, Abedin Balaj, Shefqet Jashari, Agim Gllareva, Lulzim Rexhepi, Tahir Gashi, Sahit Shala, Enver Morina, Shani Morina e Nebih Istogu.

Lladrovci ka ndarë mirënjohje për veprimtarin e pareshtur, profesorin e ndjerë, Bajram Kurtin dhe mirënjohje për Shoqatën e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit./21Media

Back to top button