Ndahen 9 milionë euro për komunat që performuan mirë

Publikohen rezultatet e ndarjeve financiare për vitin 2019

Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL), përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se ka përzgjedhur 19 komuna përfituese për vitin 2019 nga granti i performancës.

Në komunikatë thuhet se fondi është 9 milionë euro dhe në kohëzgjatje për 4 vite.

“Fondi i përbashkët i bashkëfinancimit në total është 9 milion euro për 4 vite për periudhën 2018-2021”, thuhet në komunikatë.

50% e fondeve për këtë grant janë fonde publike nga buxheti i MAPL-së dhe 50% janë fonde nga Qeveria Zvicerane që implementohen përmes SDC nga projekti DEMOS.

Tutje në komunikatë përmenden shumat e granteve të cilat i kanë fituar komunat përzgjedhëse për vitin 2019./21Media

Komunat përfituese për vitin 2019 janë:

#Pejë – shuma e grantit 275,339.26 €
#Prizren – shuma e grantit 265,854.00 €
#Gjilan – shuma e grantit 257,750.08 €
#Lipjan – shuma e grantit 190,926.58 €
#Podujevë – shuma e grantit 165,145.05 €
#Vushtrri – shuma e grantit 157,943.89 €
#Gllogovc – shuma e grantit 142,650.72 €
#Istog – shuma e grantit 128,287.91 €
#Viti – shuma e grantit 112,255.43 €
#Kaçanik – shuma e grantit 105,465.94 €
#Skenderaj – shuma e grantit 93,461.57 €
#Shtime – shuma e grantit 83,179.89 €
#Obiliq – shuma e grantit 65,216.12 €
#Mitrovicë e Jugut – shuma e grantit 61,242.27 €
#Junik – shuma e grantit 39,401.09 €
#Hani i Elezit – shuma e grantit 36,937.47 €
#Shtërpcë – shuma e grantit 26,412.82 €
#Novobërdë – shuma e grantit 24,535.75 €
#Mitrovicë e Veriut – shuma e grantit 17,994.15 €

Back to top button