Në këtë garë kanë qenë  48.000 konkurrues nga e gjithë bota

Në këtë garë kanë qenë  48.000 konkurrues nga e gjithë bota

Fotografitë që kanë fituar janë zgjedhur nga plot 48.000 konkurrues nga e gjithë bota, duke gërshetuar një larmi emocionesh, që nga brishtësia e pafajësisë njerëzore, e deri te madhështia e natyrës në tokë.

Fotografia e një vajze Rohingia duke qarë, dhe një tigër që shqyen prenë, janë dy nga fotot fituese të konkursit ndërkombëtar Siena 2018.

Fotoja fituese tregon Asmat Ara, një vajzë refugjate Rohingia, në një kamp të Burmanisë, të cilës i shpëtojnë lotët pasi kujton dhunën e tmerrshme.

Fotografi indian Shivang Mehta, e fitoi çmimin e natyrës së egër

Fotoja fituese e çmimit “Bukuria Natyrore”, rrufe që shpërthejnë nga vullkani Kalbulo, në Kili.

Fotografi gjerman, Tomas Kalak, ka kapur një pamje fantastike të ndërtesës më të lartë në botë, Bur Kalifa, në Dubai.

Kalimi Drejk, në Kejp Horn, Antarktika. Një dallgë 12 metrash përplaset pas anijes.

Barinjtë zbresin 1500 dele nga mali, Poloni. /21Media