Çmimet Nobel për Fizikë

Çmimet Nobel për Fizikë

Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimet që bën ata lidhur me Universin.

James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz u shpallën fitues në ceremoninë që u mbajt të martën në Stokholm.

Fituesit do të shpërblehen me 900 mijë dollarë, të cilët do t’i ndajnë mes vete, shkruan rtv21.tv.

Çmimi Nobel në Fizikë 2019  ndahet në mes të James Peebles, për kontributin në zbulime teorike në kozmologjinë fizike, dhe Michel Mayor e Didier Queloz për kontributin në zbulimin e një ekzoplaneti që rrotullohet nga një yll i tipit diellor”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit.

Pas ndarjes së Çmimit për Mjeksinë që u mbajt të hënën, Komiteti i Nobelit këtë javë do të ndajë edhe çmimin e Nobelit për Kimi, Paqe dhe Letërsi.

Më 2018, Nobeli për Letërsi nuk është ndarë për shkak të një skandali seksual që ka përfshirë Akademinë suedeze të Shkencave ndërsa këtë vit do të ndahen dy çmime, për këtë vit dhe vitin e kaluar./21Media