FSK dhe EMCU kanë ndarë pajisje shkollore për nxënësit e shkollës fillore "Shtjefën Gjeçovi"

FSK dhe EMCU kanë ndarë pajisje shkollore për nxënësit e shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi”

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Elementin Mbështetës Civilo-Ushtarak (EMCU) pranë Ambasadës amerikane në Kosovë kanë ndarë donacion pajisje shkollore për nxënësit e shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë të komunës së Lipjanit dhe shkollën fillore “Vesel Muja” në Ponesh të Gjilanit.

Ky donacion është koordinuar nga EMCU (Ambasada Amerikane) dhe FSK-ja, si dhe është bërë i mundur nga fondet e mbledhura nga OJQ-ja “Spirit of America”.

Përfitues të këtij fondi, kanë qenë 54 nxënës shqiptarë, kroat dhe të komunitetit RAE të Shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, si dhe 30 nxënës të Shkollës fillore “Vesel Muja” në Ponesh të Gjilanit.

Përmes këtyre projekteve dhe aktiviteteve dhe falë bashkëpunimit të mirë që ka FSK-ja me  Ambasadën e SHBA-ve, në Kosovë, më saktësisht me EMCU-në, po realizojnë projekte në ndihmë të qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnie.

Ky donacion, tash me fillimin e vitit të ri shkollor, do të jetë një ndihmesë e madhe për nxënësit dhe familjet, të cilat kanë një jetë të vështirë materiale.