Roberti njoftoi ndarjen nga Nora

Roberti njoftoi ndarjen nga Nora

Çifti i mirënjohur i estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i dhanë fund lidhjes disa vjeçare. Kjo u bë e ditur nga një postim i Robert Berishës në Instagram, ku ndër tjerash shkroi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.

Ndërsa, nga ana e Norës ende nuk ka ndonjë reagim.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..😍 dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet 😎 permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën 😘 I wish you all the best”, ishte postimi i Robertit.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar çiftin, por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.

Në vitin 2014, Nora i kishte dedikuar këngën “Baby jem” Robertit, pjesë e klipit ishte edhe ai. Ndërsa në vitin 2017 ata kanë sjellë bashkëpunimin e parë me titull “Ska inat”, që u pëlqye shumë nga fansat e dyshes./21Media