Leonora falënderon vendlindjen e saj

Leonora falënderon vendlindjen e saj

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi sot është nderuar me një mirënjohje nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Leonora këtë e ka bërë publike përmes disa postimeve në Instagram, teksa ka shprehur falënderime për vendlindjen e saj, shkruan rtv21.tv

Ne permbyllje te vitit 2019 Faleminderit vendlindja ime!”, ka shkruar mbi fotografin ku shihet mirënjohja që pranoi.

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të njohura, më të bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Ajo karrierën e ka filluar qysh në moshën e re, ndërsa gjerë tani ka një karrierë të bujshme muzikore. Ndër këngët më të pëlqyera të saj janë: “A vritet pafajësia” ‘S’e ndaloj”, “Diamant”, “Ma ngat”, “Koha s’na falë”, “Pa asnjë dyshim” etj.

Ndërsa në vitin 2019, Lonora solli një projekt me titullin”A mke harru” në muajin korrik, kurse për xhirimet e fundvitit ka publikuar dy bashkëpunime  “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun dhe “Potpuri” me Ylli Demajn./21Media