Iu dha lamtumira e fundit mjeshtrit të kinematografisë

Iu dha lamtumira e fundit mjeshtrit të kinematografisë

Një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke, Kuzey Vargin është përcjellë për në banesën e fundit. Ai vuante nga tensioni i lartë dhe qëndroi në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për më shumë se një muaj për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Në ceremoninë mortore të Vargin morën pjesë shumë aktorë, por mediat turke vunë re mungesën e aktorit Necati Sasmaz, me të cilin ka luajtur në serialin “Lugina e Ujqërve”.

Mungesa e Sasmazit u etiketua si mungesë respekti ndaj kujtimit të Vargin.

Ndryshe, Vargin filloi karrierën e tij kinematografike në vitet e 60-ta dhe ndryshe nga shumë aktorë të “Yesilçam”, i rezistoi kohës duke luajtur edhe në “epokën e serialeve”./21Media