Bota e modës në zi

Bota e modës në zi

Ndahet nga jeta stilistja Carla Fendi në Romë të Italisë, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.

Carla Fendi ishte Presidente nderi e “Gruppo Fendi”, ndërsa i’a dedikoi gjithë jetën modës dhe veshjeve të bukura, së bashku me katër motrat e saj.

Së bashku me to, ajo punoi shumë gjatë në krahë të stilistit Karl Lagerfeld.

Carla Fendi ishte një stratege e vërtetë duke u kthyer në një ambasadore për linjën e veshjeve që mban ende emrin e saj, ndonëse asnjëherë nuk i ndante të motrat.

“Jemi si pesë gishtat e njërës dorë, thoshte gjithnjë nëna jonë, secila ka një funksion”, shprehej ajo, duke treguar se motrat e saj kanë pjesën e tyre në suksesin e linjës së veshjeve.

Që në vitet ’60, ajo synoi tregun më të vështirë atë amerikan dhe që nga ajo kohë suksesi i veshjeve Fendi bëri jehonë kudo në botë.