Reagon Ramadani

Reagon Ramadani

Dy pjesëtarë serbë të FSK-së janë ndaluar me orë të tëra në kufirin Kosovë – Serbi, saktësisht në Jarinje. Më pas ata janë liruar.

Pas ndalimit të tyre ka reaguar zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i cili ka deklaruar se ky presion nga ana e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë është i pakuptimtë.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim. Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet. Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin.”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Në fund Ramadani ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të marrin masa./21Media