Ndalohen dy pjesëtarë të FSK-së nga autoritetet serbe, reagon Haradinaj

Haradinaj kërkon lirimin e mënjëhershëm të tyre

Sot janë ndaluar dy pjesëtarë të FSK-së, në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe.

Të ndaluarit janë Alen dhe Anel Ujkanovic, pjestarë të komunitetit serb të FSK-së.

Për këtë ndalim ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), autoritetet më 10 janar të këtij viti kishin ndaluar edhe Këshilltarin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nebojsa Jakovljevic në Merdare./21Media

Back to top button