Ndalimet në kufi nuk kanë të ndalur

Ndalimet në kufi nuk kanë të ndalur

Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me këtë rast ka reaguar kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ky veprim është i papranueshëm.

“Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet në reagimin e Haradinajt në “Facebook”.

Sipas kryeministrit kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe sipas tij bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.

Kujtojmë se edhe më 25 prill të këtij viti në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë ishte ndaluar, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq.

Më herët janë ndaluar edhe Sllobodan Petroviq, Boban Stankviq, Nebojsha Javkovljevic dhe Srecko Spasic./21Media