Ndalohen mjekrrat dhe shamiat!

Kina ka vedosur të ndalojë mjekrrat dhe shamiat

Kina ka vendosur ndalesa të reja në regjionin e largët perëndimor të Xinjangut në kuadër të asaj që e quaj ‘kampanjë kundër ekstremizmit Islamik”.

Vënia e shamive në vende publike dhe mjekrrat shumë të gjata nga tash e tutje janë të ndaluara në Xinjiang, krahinë në të cilën jetojnë Uighurët, muslimanë tradicionalë. Sipas tyre, këto ndalesa janë diskriminim karshi muslimanëve që jetojnë në këto anë.

Viteve të fundit ky regjion ka parë përplasje të përgjakshme. Qeveria kineze fajëson militantët dhe separatistët muslimanë për dhunën.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se në fakt këto janë masa shtypëse të cilat në vend se ta largojnë ekstremizmin mund t’i shtyejnë popullin Uighur në ekstremizëm.

Sipas Reuters, ndalesat e reja përfshijnë edhe moslejimin e fëmijëve të shkojnë në shkolla publike.

Ndalesat janë aprovuar nga ligjvënësit në Xinjang dhe janë publkuar në websajtin zyrtar të regjionit.

Back to top button