Shkak i rrëmbimit "mosmarrëveshja familjare"

Shkak i rrëmbimit “mosmarrëveshja familjare”

Sot në Fushë Kosovë dy persona dyshohet se me forcë kanë detyruar një grua që të futet në një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje familjare.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, sot ka pranuar informaten së në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me force në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka konfirmuar Ahmeti.

Policia ka njoftuar se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar dhe aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarreveshje familjare”, ka thënë Ahmeti./21Media