Aksion i Doganës së Kosovës

Aksion i Doganës së Kosovës

Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në stacion është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë, ku pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se malli i sekuestruar është si me poshtë është tekstil dhe material higjenik, origjina e së cilave është Serbia. Si dhe nargile me origjinë nga Turqia.

“I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës./21Media