Ndalohet importi i mishit të derrit nga Serbia

Shkak murtaja afrikane

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka murtajë afrikane, gjendja po vëzhgohet, kurse masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal, bëjnë të ditur nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Por, pasi u konfirmua edhe zyrtarisht se në rajonet e Beogradit dhe Smederevës në Serbi, është regjistruar murtaja afrikane e derrave, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vendosi ta ndalojë importin e derrave të egër, farave dhe embrioneve të derrave në vendin tonë, me qëllim që të parandalohet transmetimi i kësaj sëmundjeje edhe në Maqedoni.

Ndalesa vlen për importin e mishit të derri dhe produkteve që përmbajnë ekstrakte të këtij lloji të mishit./TV21

Back to top button