Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në Rahovec

Personat që bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

Në pikën 1 të urdhëresës bëhet e ditur se ndalohet përdorimi i tyre në vendet e hapura publike, gjegjësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndërkaq, në pikën 2 bëhet e ditur se kjo ndalesë vlen për periudhën 15 dhjetor deri më 15 janar 2019. Ndërkaq, në pikën tre të urdhëresës bëhet e ditur se personat që bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro.

“Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspaksion në Komunën e Rahovecit. Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit të komunës.”, bëhet e ditur më tej./21Media

Back to top button