Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së FSK-së do të prezantojë Planin Strategjik të Deminimit

Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së FSK-së do të prezantojë Planin Strategjik të Deminimit

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.

Me rastin e kësaj dite Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës do të prezantojë Planin Strategjik të Deminimit të Ministrisë për vitin 2019-2024.

Në këtë takim do të marrin pjesë stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së, Norvegjisë, Zvicrës, Austrisë dhe Holandës.

Ndryshe, më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave.

Sipas OKB-së, vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.