Sherri për pronat

Sherri për pronat

Administratori i njësisë Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka është vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pet, në njësinë administrative Kotë.

Mësohet se Gjoka ka ndërhyrë për të ndarë dy persona, të cilët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin për çështje pronësie.

Personi tjetër i cili ka mbetur i plagosur është Arif Bejtaj 19 vjeç.  Ai ka marrë një plagë në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.