Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli

Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Ansamblin Popullor me rastin e 60-vjetorit të krijimit.

Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

Po ashtu, Presidenti Meta çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” kërcimtarin, dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare, Besim Zekthin në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore shqiptare jashtë vendit.