Thaçi: Populli i Kosovës përjetësisht mirënjohës presidentit Jacques Chirac

Thaçi: Populli i Kosovës përjetësisht mirënjohës presidentit Jacques Chirac

Presidenti Hashim Thaçi i cili mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez Jacques Chirac në Paris, tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj ish-presidentit Chirac për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në kohët më të vështira. Në këtë ceremoni mortore presidenti Thaçi u takua edhe me ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeir./21Media