“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, perspektiva jonë zhvillimore”

Kryeministri Isa Mustafa ka vizituar kompaninë për grumbullimin e kërpudhave dhe frutave të malit “Eurofruti” në fshatin Mramor. Tha se qëllimi i këtyre vizitave është të njoftohen me organizimin dhe funksionimin e bizneseve vendëse. Mustafa tha se perspektiva zhvillimore është tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kryeministri Mustafa ka vazhduar me vizitën e tij në lulishten “Las Palmas” për të parë nga afër zhvillimin e biznesit. Theksoi se bizneset vendëse po bëhen konkurrente edhe në tregjet e jashtme./21Media

Back to top button