Ndërmarrjet kanë vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar

Mungesa e fuqisë punëtore të pakualifikuar mbetet ndër sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet sektori privat

Kështu u tha në forumin e biznesit “mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për biznese”, organizuar nga OEK.

Kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu tha se kjo përbënë ndër sfidat më të mëdha.

“Mungesën e fuqisë punëtore e pakualifikuar një nder sfidat më të mëdha që ballafaqohet sektori privat në Kosovë. Si OEK i kemi paraparë i kemi 5 objektiva strategjike, që fillojnë me germën E, Evropa edukimi, ekonomi, ambientalizmi dhe përvoja. Duhet bashkërisht të kuptojmë se për t’i arritur këto objektiva edukimi ka rol krucial. Ne shekullin e ekonomisë resursi kryesor i një shteti është edukimi”, tha ai.

Besim Mustafa i cili paraqiti rezultatet e hulumtimi tha se afër 80 përqind e ndërmarrjeve kanë vështirësi për të gjetur punëtorë të kualifikuar dhe se kjo është shqetësuese.

Back to top button