Thaçi do të bëjë ndarjen e dekoratave “Hero i Kosovës”

Thaçi do të bëjë ndarjen e dekoratave “Hero i Kosovës”

Sot në Hanin e Elezit shënohet Dita e Dëshmorëve të kësaj komune.

Gjatë kësaj dite kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare.

Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë.

Sot do të bëhet shpalosja e pllakës përkujtimorë për të gjithë dëshmorët dhe viktimat e luftës.

Po ashtu, në këtë manifestim do të bëhet ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për tetë dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

Përpos këtyre, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta, kurse tubimi qendror do të mbahet në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit në ora 18:00.