Gjilani nderon Berishën

Gjilani nderon Berishën

Kuvendi Komunal i Gjilanit mbajti mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha, babait të Nuhi Berishës.

Kryetari i komunës Lutfi Haziri, tha se sot nuk kanë asnjë  lloj autoriteti përballë bacit Rexhep.

“Sot jemi të vogël para qëndresës së tij të madhe dhe sot kjo familje është e madhe sikur familja Mala dhe familja Zeka. Baca Rexhë nuk e ka edukuar vetëm Nuhiun ai më ka edukuar edhe mua dhe ndaj çdo kujt. jemi krenar që kemi shpallur qytetar nderi, faleminderit Baca Rexhë që na edukove  për atdheun”, tha Haziri.

Ndërsa kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se të ndahesh nga njerëzit që ke vlerësim për ta nuk është e thjeshte dhe e lehtë.

“Me burrat që më kanë mundësuar më i thanë vetes shqiptar, andaj  është model ky burrë dhe kjo familje e madhe Berisha. Gjilan jemi të nderuar që kush do që ka pasur mundësi me bashkudhëtuar më këta burra është  ndjenjë, e veçantë”, tha Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot prej orës 17 e 30./21Media