Deri më tani janë zhvilluar disa ndeshje

Deri më tani janë zhvilluar disa ndeshje

Me vendim të organizatorit Agon Fehmiu janë ndërprerë ndeshjet e superfinales së StreetBall Kosova për shkak të motit me shi.

Organizatori ka njoftuar do të presin nëse shiu do të ndalet, përndryshe ata do të vazhdojnë ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Deri më tani janë zhvilluar disa ndeshje atraktive, por kanë mbetur edhe disa tjera për të kuptuar katër skuadrat e para të katër grupeve.

Kujtojmë që katër skuadrat e para të grupit do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale dhe më pas do të zhvillohet ndeshja finale.