Shpërthen një gyp

Shpërthen një gyp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

“Rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitë gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën ,,Robert Dol,, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Theksohet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14:00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes “Dardania” në Prishtinë.