Ndërpritet greva minatorëve të Trepçës

Ministria e Zhvillimit Ekonomik zotohet të përmbush kërkesat e minatorëve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut. Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Bëhet e ditur se ministri Lluka me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Trepçë ku është takuar Sindikalistët e Minatorëve, menaxhmentin e Trepçës dhe minatorët, nga të cilët është njohur me kërkesat e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre brenda një afati sa më të shkurtër.

Kreu i MZHE-së është zotuar se sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për  sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti.

Ndryshe, dje minatorët e Trepçës, respektivisht Minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë me kërkesa; përmirësimi i cilësisë së ushqimit, zbatimi i kontratës kolektive, sistematizimi i punëtorëve sipas kërkesave./21Media

 

Back to top button