Seanca e Kuvendit e filluar në orët e paradites është ndërprerë pak para orës 19:00

Seanca e Kuvendit e filluar në orët e paradites është ndërprerë pak para orës 19:00

Ishte kryesuesi i seancës Xhavit Haliti ai që propozoi që ajo të ndërpritet për të vazhduar nesër pasi që kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk do të rrijë më shumë. Gjattë kësaj seance u bë prezantimi i progamit qeverisës, nga kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili  u përcoll me polemika, përplasje dhe debat të nxehtë.

Seanca vazhdon nesër në orën 11:00 me pikën e njëjtë, debat për programin qeverisës.