"Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë"

“Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri ka reaguar pasi SHBA dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se ideja e ndryshimit të kufijve ka marrë fund.

Ajo në një shkrim në Facebook  ka drejtuar kritika ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramën si shtytës të idesë për ndryshimin e kufijve.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe që luajti lojën e rrezikshme te kufijve, a thua kah do t’ia mbaj…”, shkruan Tahiri.