Në kryeqytet festa fillon që nga ora 13:00

Në kryeqytet festa fillon që nga ora 13:00

​​Është në traditën e familjeve kosovare që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe me rrethin e ngushtë të presin ndërrimin e viteve. Mirëpo, viteve të fundit nuk kanë munguar as organizimet në sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Edhe këtë vit, do të ketë organizime të ndryshme pothuajse në çdo qytet të Kosovës. Pa harruar eventet private të bareve dhe restoranteve, edhe institucionet ftojnë qytetarët në sheshe për të pritur vitin 2020 me shfaqjen e fishekzjarreve.

Në Prishtinë, në hapësirën që njihet si “Prite n’shesh” programi fillon që në ora 13:00 me performanca muzikore dhe jo vetëm. Vala Mulliqi Duo dhe DJ James do të përkujdesen për argëtimin e njerëzve që zgjedhin të kalojnë ditën në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa është paralajmëruar edhe një shfaqje artistike me babadimra. Ndërsa prej orës 22:00 do të performojnë edhe Alban Skënderaj, Offchestra, Art Lokaj & Friends, DJ Ylli Megi dhe Dj Wise.