Ky është fjalimi i Lorenzo D'Addario në ceremoninë e ndërrimit të komandës

Ky është fjalimi i Lorenzo D’Addario në ceremoninë e ndërrimit të komandës

Sot po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it gjeneralmajor, Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.

Gjatë kësaj ceremonie, Lorenzo D’Addario mbajti një fjalim që po përfundon mandatin.

“Vitit në Kosovë po i vjen fundi dhe shpejt do të jem pjesë e së kaluarës së KFOR-it. T’i bashkohem Forcës, këtë herë si Komandant i saj, ishte nder i madh, përvojë e mirë dhe punë jashtëzakonisht e rëndësishme. Do të jem gjithmonë mirënjohës autoriteteve të mia kombëtare që më përzgjodhën për këtë pozitë; është detyrë shpërblyese për një oficer të NATO-s, por edhe kulminacion i tregimit personal dhe profesional, të filluar në verën e vitit 1999 si oficer i ri shtabor këtu në Prishtinë, e më pas në vitin 2004 si Komandant i Batalionit në Perëndim. Tregimi im përfshinë edhe familjen time që gjithmonë më ka mbështetur me krenari. Në fakt, kjo është historia e dhjetëra mijëra burrave dhe grave në shërbim, të mbështetur me krenari nga familjet dhe komunitetet e tyre. I përshëndes këta shokë dhe u jam shumë mirënjohës familjeve të tyre për mbështetjen që ua japin. Këtë vit ne së bashku i nderuam 200 e më shumë shokë që humbën jetën duke shërbyer me KFOR-in. Mos t’i harrojmë.”, tha D’Addario.

Më tej D’Addario u shpreh se përgjatë këtyre viteve së bashku me organizatat tjera ndërkombëtare kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha.

“Ndërrimi i komandës shënon ripërtëritjen e përkushtimit të kombeve tona dhe të NATO-së në Kosovë. Ambasadorë dhe përfaqësues të lartë kombëtarë: si KOMKFOR, e përshëndes përkushtimin tuaj kombëtar dhe i falënderoj kombet tuaja. Ushtarakët dhe civilët e KFOR-it shërbejnë së bashku me organizatat tona simotra, duke mësuar dhe përjetuar atë se çka do të thotë të jesh pjesë e një Sistemi të përbashkët të sigurisë. Ne i shohim rezultatet e kontributit ushtarak ne përparimin e përditshëm që e shohim në shoqëri dhe në institucionet e saj. Ne këto 20 vitet e fundit, së bashku me organizatat tjera ndërkombëtare, komunitetin ndërkombëtar, institucionet në Kosovë dhe shtetet fqinje, krah për krah, arritëm të bëjmë ndryshime të mëdha. Kjo ndjenjë unifikuese e përpjekjes së përbashkët, të cilën e kam përjetuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve, është ajo që më shtyu që ta zgjedh moton “Të bashkuar në përkushtim”, që e përfaqëson synimin e përbashkët për të arritur paqe dhe stabilitet të gëndrueshëm në rajon, së bashku me vendosmëri. Si organizatë ushtarake, ne kemi vazhduar që të sigurojmë se KFOR-i njihet si forcë e besueshme, e paanshme dhe e aftë për të dhënë siguri. Ne gjithashtu kontribuuam përmes angazhimit tonë ushtri-me-ushtri, aktivitet i rëndësishëm që i minimizon keqkuptimet dhe i siguron hapësirë politike për zgjidhje të qëndrueshme. Admiral, më lejo që të t’falënderoj për drejtimet e plota dhe pa vonesë që përherë m’i dhe. Gjithherë jam ndjerë i aftë që ta marrë iniciativën falë udhëheqjes tënde të ndritshme, synimit të qartë dhe të mprehtë, si dhe aftësisë për të na përfaqësuar në Aleancë.”, u shpreh D’Addario.

Në vend të Lorenzo D’Addarios do të jetë komandant Michele Risi.

Risi para të pranishmëve u shpreh i lumtur me përzgjedhjen e tij. U zotua se do ta japë maksimumin.

“Eshtë nder i veçantë për mua të qëndrojë këtu para jush si komandanti i radhës i Forcés së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja dhe të jem pasues i udhëheqësve të shkëlayeshëm të cilët i kontribuuan sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës gjatë këtyre njëzet viteve të fundit. Falënderoj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Mbrojtjes së Italisë për besimin e veçantë që ma dhanë duke më caktuar në këtë pozitë. Ndjehem i nderuar dhe me përulje marr këtë përgjegjësi të madhe n8 këtë komandë të qenësishme. Do ti njoftojë udhëheqësit e mi së pari për rrugën e shtruar shkëlqyeshëm nga pararendësi dhe shoku im i dashur e i vjetër, Gjeneralmajori Lorendo D’Addario: “te bashkuar në përkushtim” për “stabilitet të qëndrueshëm” si në Kosovë ashtu edhe në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Këto janë motot tona, kjo është ajo që ne besojmë dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu dhe ky është zotimi im për juve! Të falënderoj Lorenzo dhe të dëshirojë gjithë të mirat ty dhe më të dashurve tu. Së dyti, dua t’i falënderoj 20 shtetet aleate dhe 8 shtetet partnere, të cilat po i kontribuojnë sigurisë së tërë popullatës së Kosovës, për të cilën besoj fuqishëm se ende öshtë shtytësi kyç stabilitetit të Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe tërë regjionit euroatlantik. Mirëpres që së shpejti t’ju takoj dhe të punojmë së bashku. Bashkë- ushtarë të KFOR-it, marinarë, aviatorë dhe punëtorë civil, përkushtimi im për ju dhe për familjet tuaja është që gjithmonë të vendosni kushte për përvojë unike të zhvillimit njerëzor dhe profesional. Ju premtoj se do ta jep maksimumin për çdo ditë. Dhe kërkoj nga ju të njëjtën gjë. Mirëpres punën me ju në terren dhe të shërbej me ju! Ju faleminderit shumë për praninë tuaj!”, tha ai.

Lorenzo D’Addario ka marrë detyrën e komandantit të KFOR-it, më 28 nëntor të vitit 2018, kurse në Kosovë ka shërbyer edhe paraprakisht më 1999 dhe në periudhën 2003-2004./21Media