Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar

Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar

Ish-drejtori i mjedisit në Korçë, Aleksandër Cela ka ndërruar jetë në burg, dyshohet ta ketë varur veten. Ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë.

Burime konfidenciale thonë për “Panorama”, se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez.

Po të njëjtat burime thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtori i mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg. Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.