Pas një aksidenti të para 5 ditëve

Pas një aksidenti të para 5 ditëve

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Arifi me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës Adil Arifi.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurt. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Lajmin e bëri të ditur edhe aktori i njohur dhe nipi i policit të vdekur, Muhamed Arifi.

Adil Arifi 49 vjeçar ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra gjatë një vet-aksidenti me traktorin e tij pesë ditë më parë./21Media