Ndërtimi i Qendrës për personat me sindromën Down dhe Autizëm

Në këtë Qendër do të zhvillohen aktivitete të shumta

Në kuadër të emisionit të mëngjesit “Për ditë të mbarë” temë diskutimi ishte ndërtimi i Qendrës për  personat me sindromën Down dhe Autizëm. Cen Krasniqi, kryetar i shoqatës së Autizimit tregoi se Komuna e Prishtinës do ta ndërtojë qendrën si dhe do të sigurojë një pjesë të mjeteve financiare, ndërsa mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat e për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës.

Krasniqi tregoi se lokacioni i kësaj qendre është mbrapa stacionit të autobusëve ndërsa janë parashikuar 20 ari për këtë destinacion.

Ai tha se në këtë Qendër do të zhvillohen të gjitha aktivitet për të cilat kanë nevojë personat me sindromën Down dhe Autizëm.

Cen Krasniqi shtoi se dy shoqata i kanë specifikat e veta dhe është paramenduar që të jenë dy njësi të cilat do t’i zhvillojnë aktivitet e veta në drejtimin të cilin e shohin më të arsyeshëm.

Ai tha se në këtë Qendër do të trajtohen një grup i fëmijëve, do të mbahen konferenca dhe seminare të ndryshme, një prej terapive është edhe bazeni, ndërsa tha se ato terapi që do t’i shohim të mundshme do të realizohen.

Se kur do të nisin punimet e Qendrës për personat me sindromën Down dhe Autizëm ende nuk ka ndonjë informatë./21Media

Back to top button