25 shtëpi për familjet në nevojë në Vushtrri

Komuna dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Shoqata Bamiërëse “Jetimat e Ballkanit” njofton se do të ndërtohen 25 shtëpi për familjen në nevojë në Komunën e Vushtrrisë.

Shoqata dhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 22 shtëpive, ku për secilën shtëpi Komuna do të participojë me shumën prej 5 mijë euro.

Dy shtëpi do të jenë shtesë nga donatorët e Shoqatës, ndërsa kësaj bamirësie i është bashkangjitur edhe Firma FITIMI me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria i cili do e ndërtojë një shtëpi komplet me financat e tij.

Pra, gjithsej do të ndërtohen 25 shtëpi.

Edhe dje shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar një marrveshje me komunën e Mitrovicës për ndërtimin e 51 shtëpive në këtë komunë./21Media

Back to top button