Investohen 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Qendre

Investohen 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Qendre

Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale. Ky projekt i cili do të ndërtohet në qytetin e Ferizajt, arrin vlerën e rreth 5 milionë euro, ndërsa  do të ketë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore si: sallë koncertale, sallë teatrale, hapësira për galeri si dhe Muzeu i Qytetit./21Media