Rita bëri me shtëpi familjen Sala

Rita bëri me shtëpi familjen Sala

Këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora sot u deklarua pas ndihmës që i dha një familjeje të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Rita Ora ndërtoi një shtëpi për familjen Sala në Shqipëri, e cila dje hyri në shtëpinë e re.

Ndërsa, sot këngëtarja u shpreh mirënjohëse ndaj atyre që ndihmuan në realizimin e shtëpisë.

“Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet! #kosovoambassador” , shkroi Rita krahas storieve në instagram.

Familja Sala dje mori çelësat e shtëpisë së re. Familja Sala falënderoi kryebashkiakun Erion Veliajn dhe këngëtaren Rita Orën për shtëpinë e re.

Lajmin se kishte vendosur të ndërtonte shtëpinë e familjes Sala, Rita Ora e ka bërë të ditur në ditën e Flamurit. “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bëj. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin në vijim, sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë”, ka shkruar Ora.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë vdekur 52 persona, derisa rreth 900 të tjerë kanë pësuar lëndime. Në mesin e viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Shqipëri, ishin edhe dy vëllezërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi./21Media