Në këto ditë të nxehta vere, pishina dhe deti janë zgjidhja më e mirë për tu relaksuar

Në këto ditë të nxehta vere, pishina dhe deti janë zgjidhja më e mirë për tu relaksuar

Të shumtë janë ato që zgjedhin malet për të sfiduar temperaturat e larta, ndërkohë që një ish i pastrehë na vjen në ndihmë. “Plazhi” në shtëpi. Kështu e cilësojnë mediat botërore “shpikjen” e themeluesit të një prej kompanive më të suksesshme në Luiziana.

Eric White dikur ka vuajtur për një strehë, por sot i shërben shumë njerëzve për të kaluar momente relaksi pa pasur nevojë që të lëvizin nga shtëpitë. Kompania e tij është ndër më të njohurat për ndërtimin e pellgjeve (pishinave) në shtëpi, të cilësuara si oazë të bëra nga njeriu në oborret tona.

“Prej vitesh unë kam menduar një zgjidhje. Po sikur dikush të kthente një pellg me ujë në një parajsë? Kam bërë shumë kërkime dhe e kam aplikuar për ndërtimin e këtyre pellgjeve. Tashmë shumë shtëpi kanë pishinën në shtëpi, plazhin në shtëpi“, tha White për “USA Daily”.

Ajo që bën diferencën nga kompanitë e tjera është se White i ideon pellgjet (pishinat) në mënyrë që të përshtaten me çdo oborr dhe dallojnë nga të tjerët si ata, pasi ato janë ndërtuar me pompa të specializuara. Kosto e ndërtimit të një pishine varion, duke nisur nga 20 mijë euro, raporton oranews.