Biletat disa herë më shtrenjtë!

Biletat disa herë më shtrenjtë!

Të shtunën, në ora 15:00 do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Interesimi për të ndjekur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” është shumë i madh sa që biletat janë shitur brenda një kohe shumë të shkurtër, për 12 mijë e 500 ulëse sa ka kapacitet ky stadium.

Nga ky interesim i madh kanë përfituar edhe shumë persona që i kanë hedhur biletat për shitje në tregun e zi.

Biletat për ndeshjen e së shtunës në tregun e zi kushtojnë 40 euro, ndërsa të njëjtat bileta nga FFK janë shitur për 5 deri 20 euro.

Kosova në kuadër të këtyre kualifikimeve ka luajtur tri ndeshje prej të cilave ka grumbulluar gjithsej 5 pikë. Me një fitore dhe dy barazime, Kosova gjendet në vendin e tretë ne grupin A./21Media