Ndeshja ka përfunduar me rezultat  23-23

Ndeshja ka përfunduar me rezultat  23-23

Takimi Kosovë-Poloni ka përfunduar me rezultat baras 23-23. Kombëtarja e Kosovës hendboll për meshkuj gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat, 14-13.

Gjithashtu, edhe në pjesën e dytë Kosova ishte në epërsi deri në sekondat e fundit mirëpo, Polonia arriti që krejt në fund ta barazojë rezultatin.

Ndeshja është zhvilluar me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përcjellë rtv21.tv

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Përfaqësuesja jonë takimin e radhës do ta ketë me 16 Qershor në Nyrberg me Gjermaninë. Dueli i sotëm u transmetua drejtpërdrejt në RTV21 Plus, gjithashtu edhe takimi më 16 Qershor do të transmetohet në RTV 21Plus. /21Media