Franca mposhti Shqipërinë

Franca mposhti Shqipërinë

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës me rezultat përfundimtar 1:4.

pjesën e parë, kampionëve të botës nuk iu deshën më shumë se 8 minuta për të arritur deri tek goli i epërsisë. Ishte Coman, ai i cili arriti ta mposht lehtësisht gardianin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Ndërsa, golin e dytë e shënoi Olivier Giroud në minutën e 27-të. Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann kishte një mundësi të artë për ta trefishuar rezultatin, por ishte i pasaktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, golin e tretë për Francën e shënoi Kingsley Coman në minutën e 68-të.

Golin e katërt e shënoi Joanthan Ikone në minutën e 85-të.

Kurse, Shqipëria e pafat arriti që vetëm në minutën e 90-të të shënonte gol përmes Sokol Cikalleshit nga pika e bardhë. Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve në grupin H.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë të martën ndaj kombëtares së Islandës, në “Elbasan Arena”./21Media