Sonte ndeshja Shqipëri - Islandë

Sonte ndeshja Shqipëri – Islandë

Shqipëria ndeshet sonte me Islandën në “Elbasan Arena”, nga ora 20:45.

Edy Reja mund të ketë shansin e fundit ndaj Islandës për t’u mbyllur gojën të gjithëve pas disfatës skandaloze ndaj Francës me rezultatin 4-1.

Numri një i stolit ka ndryshuar shumë në formacionin e ekipit dhe priten rikthime dhe dalje të rëndësishme nga formacioni. Ai konfirmoi se kapiteni Mërgim Mavraj do të jetë në stol, por ka arnime dhe në mesfushë e sulm. Ekipi do të rreshtohet sërish me skemën 3-5-2.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Xhimshiti, Dermaku, Lenjani; Bare, Gjasula, Xhaka (Abrashi); Manaj, Cikalleshi. Tr. Edy Reja.