Të shtunën (nesër) luhen gjysmëfinalet e play-offit në Superligën e hendbollisteve

Të shtunën (nesër) luhen gjysmëfinalet e play-offit në Superligën e hendbollisteve

Ndeshja e parë luhet në Vushtrri nga ora 17:00 në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës, skuadrave që u takuan edhe në gjysmëfinale të Kupës. Për Kupë ndeshjen interesante e fitoi Vushtrria, por të dy skuadrat i kanë synimet e tyre për play-off. Vushtrria e ka përfunduar stinorin në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa Prishtina në vend të tretë me 27 pikë.

Gjysmëfinalja tjetër luhet mes Istogut e Shqiponjës që Gjakovës, që është kampion aktual. Kjo ndeshje luhet po të shtunën nga ora 19:00 në Pejë. Istogu ka përfunduar në vend të parë me 34 pikë, ndërsa Shqiponja në vend të katërt me 23 pikë. Istogu e mposhti bindshëm Shqiponjën në gjysmëfinale të Kupës e më pas e fitoi Kupën. Skuadra istogase llogaritet favorite. Edhe te femrat me dy fitore, apo një fitore e një barazim kalohet në gjysmëfinale.

Ndeshjet e dyta luhen në Prishtinë e Gjakovë, ndërsa në ndeshjet e treta eventuale (nëse rezultati barazohet në 1:1), prap Istogu e Vushtrria janë vendas.